Është fjala më e stërpërdorur bazuar në mendimin e të tjerëve, ndërsa në sytë e mi është fjala më pak e përdorur ndonjëherë.
Të dua,
Të dua aq sa urrejë vetën time për një emocion të tillë.
Kaq të fuqishëm, “më merr anën”.
Më merr lumturinë, qenien,shpirtin e jetën.
Më bënë të dëshpëruar.
Dëshpërimisht të dua.
Kundër gjithçkaje, kundër natyrës dhe vetës.
Kundër erës e jetës.
Si të them unë ty se vazhdojë të digjem në zjarrin e vjetër,të më shohësh ashtu siç më ke parë herën e fundit
‘pa më dashur’.
Nuk dua ta shohë se sa nuk më do.
Nuk dua të të them se të fal për përçmimin që i bëjë vetës duke të dashur ty.
Duke e përdorur këtë zemër pambuku për ta rrënuar në tërësi.
Lini një koment