Kur do të falësh veten?
Teksa barrët vijnë e zënë vend mbi supet e tua, ti mendon se kur do të jetë dita fatlume, të falësh veten.
Për veprat e pakryera, për mungesën e të tjerëve, për mendjen dhe shpirtin në arrati, për atë se lumturia jote është gjithnjë në copa, e as në ëndërr nuk vjen e plotë.
Si njeri kureshtar do të dish se çfarë shije ka lumturia edhe pse shpesh mendoj se ajo të bënë keq, shohë njerëzit e lumtur dhe kur flas me ta kuptoj se shqisat e tyre janë në dry.
Ndoshta lumturia është gjendja e mjerueshme pa pritshmëri, por si mund ta di ?
Kur flasë për të ndihem e verbër duke diskutuar ngjyrat.

Lini një koment