Sa lehtë shkon, pothuajse në vaj është gatuar kjo jetë—kur mend shet.
Një rreth që çdo minutë ndalet tek ty dhe aty ngec, e vaji i asaj jete ty të djeg.
Ajo s’është më e lehtë kur kompasi apo gishti drejtohet tek ty;
Kur lapsi i përgjegjësisë tregon ty;
Jeta bëhet djallëzore dhe qesharake kur poshtë përgjegjësisë rri emri yt—fillon e të duket edhe i ndytë.
Prandaj, shumë nga ne shndërrohen në analfabetë e paaftësojnë veten, madje edhe për të lexuar emrin e tyre, veç të vazhdojnë e të mos marrin përgjegjësi.
S’dua të gjej shkakun e kërcimit të majmunëve—le të jetojnë në botën e tyre.
Në botën e vajit, ku analfabetizmi i tyre askënd nuk e shqetëson, por vazhdojnë të qeshin me prapanicën e tyre të kuqe.”

Lini një koment