Dashta me i lá mushknitë

Se pastrova e lava çdo gjá. Sikur të ishte e mundur, t’i nxirrja ato nga gjoksi e t’i pastroja me ujë të ftohtë. Se i kam ndotur. I kam ndotur shumë me seriozitetin ndaj jetës, me kotësinë e duarve, të gishtërinjve që nuk dinë se çfarë të bëjnë tjetër, pos cigaren mes tyre ta shtypin, ta ledhatojnë, ta puthin, ta shndërrojnë në mik. E cigarja e poshtër, kur takohet me mushknitë, shndërrohet në helm. I harron gishtat që me butësi e sillnin, i harron ledhatimet, kujtimet. Cigarja qeshet me naivitetin e gishtave që dikur e mbanin.

Du me la çdo gjá brenda meje.

Dua më shumë se kurrë të besoj te baptizmi. Le të m’i lajë mëkatet.

Por cilat mëkate, cilat ndotje?

Ndihem e flliqur mes njerëzish. Sikur ndotjet e tyre kalojnë tek unë. Se duke qenë mes tyre, më ásht flliqur shpirti.

Por edhe njëqind baptizme të kryhen mbi mua, unë prapë do të gjendem në rrugë mes njerëzish. Prapë do të mëkatoj.

Prapë do të jem shumë serioze me jetën. Prapë do të qeshem me të mu atëherë kur duhet të jem serioze.

Se nuk kam kuptuar asnjë pikë. Se s’kam kapur asnjë fije.

T’i laj mushknitë apo të baptizohem?

Të hidhem në det apo të jetoj mes njerëzve?

Se hyjnore s’jam. Se hyjnore s’dua as të jem.

Kush jam unë dhe kush është dreqi?

Toka është ferri dhe njeriu vetë është dreqi.

S’mund t’i laj as mushknitë, as të baptizohem, as të hidhem në det, as të jetoj.

Se nesër ndoshta prapë do të lindë dielli. Dielli do të lindë gjithsesi, por a do ta shoh unë, asnjëherë me siguri nuk e di.

Se jeta dëshmitare ka qenë kur jeta m’u ndal.

I dua lulet. I dua të gjitha gjallesat deri në naivitet.

Nuk është se s’e di që edhe helmuese mund të jenë, por gjithnjë mendoj se dashuria jem është ma e madhe se të gjitha helmet.

Ndonjëherë vërtitem nga dhoma në dhomë, nga rruga në rrugë, me mendimin se pse nuk i dua njerëzit ashtu siç e dua perëndimin. Se pse nuk i dua njerëzit ashtu siç i dua kafshët.

Pastaj një zile në mendje më thotë se, për kafshët, njeriu e di se cilat janë helmuese. Por për njeriun asnjëherë nuk dihet. Edhe atëherë kur mendohet se dihet mjaftueshëm, kuptohet se nuk kuptohet asgjë.

Ka punuar psikologjia. Ka punuar njeriu për ta njohur vetë njeriun, por çdo çast del një hollësi e re që krijon një përjashtim të ri.

Sado të vërteta të kenë dalë në dritë për atë se kush është njeriu dhe çfarë është në gjendje të bëjë, të krijojë, të shkatërrojë, të ndërtojë, prapë ka mbetur në errësirë të plotë.


I Wanted to Cleanse My Lungs
For I had cleaned and washed everything. If only it were possible, I would take them from my chest and cleanse them with cold water. For I have soiled them. I have soiled them deeply with my seriousness toward life, with the futility of hands, of fingers that know nothing else to do but press a cigarette between them, caress it, kiss it, turn it into a friend. And the wretched cigarette, when it meets the lungs, turns into poison. It forgets the fingers that carried it so gently. It forgets the caresses, the memories. The cigarette laughs at the innocence of the fingers that once held it.
I want everything inside me cleansed. More than ever, I want to believe in baptism. Let it cleanse me of my sins. But which sins? Which stains?
I feel filthy among people, as though their filth passes into me. For by being among them, my soul has become filthy. But even if a hundred baptisms were performed over me, I would still find myself back in the streets, among people. I would sin again. Again, I would take life far too seriously. Again, I would laugh at life at the very moment I ought to be serious. For I have not understood a single thing. I have not grasped even one thread.
Should I cleanse my lungs or be baptised? Should I cast myself into the sea or live among people? Divine I am not. Nor do I wish to be. Who am I, and who is the devil? Earth is hell, and man himself is the devil. I can neither cleanse my lungs, nor be baptised, nor cast myself into the sea, nor live.
For perhaps tomorrow the sun will rise again. The sun will rise all the same, but whether I will see it, I can never know for certain. For life itself bore witness when life stopped for me.
I love flowers. I love all living creatures to the point of naïveté. It is not that I do not know they too may be poisonous, but I always believe that my love is greater than every poison.
Sometimes I wander from room to room, from street to street, wondering why I do not love people as I love the sunset. Why I do not love people as I love animals.
Then a bell rings inside my mind and tells me that, with animals, one knows which of them carry poison. But with human beings, one never knows. Even when one believes enough is known, one comes to understand that nothing is understood.
Psychology has laboured. Man has laboured to know man himself, yet every moment reveals another detail, and every new detail creates another exception. However many truths have come to light about who man is and what he is capable of doing, creating, destroying, building, he has still remained in complete darkness.

31/08/26

Ajmane Bajrami

Lini një koment