(English Below)

Prej të premtës nuk jam mirë
Ndoshta “mirë” nuk është as fjala e duhur.
(E shikon, i dashur lexues joekzistues, çfarë bëra më lart? I vura në dyshim fjalët dhe, sidomos, zgjedhjen time të varfër të tyre.)
Frika ma pickoi qenien, sepse, kur dyshimi hyn tek unë, e vërteta nxjerr kokën, por asnjëherë trupin e tërë.
Kur filloj të dyshoj në diçka, jam “Alisa në Botën e Çudirave”, veçse gjërat në mendjen time ndryshojnë formë gjatë gjithë kohës dhe unë s’i besoj më asgjëje.
Kam filluar t’i vë në dyshim fjalët, por edhe zgjedhjen time, po.
Kam filluar të dyshoj se fjalët nuk e kanë kuptimin që kam menduar se e kanë, e aq më pak forcën. Siç duket, edhe kjo qenka një dashuri me një peng psikologjik, po e quaj. Duket se edhe fjalët i kam idolizuar dhe i kam vënë në piedestal, sepse me to kam ditur të luaj. Kam ditur t’i përdor, t’i vë aty ku duhet, ndërsa ato më të rëndësishmet kam përfunduar duke i mbajtur vetëm për vete.
Me buzët në gjak, ato më të rëndësishmet kanë mbetur “të pathëna, të pashkruara”. Dhe pikërisht këtu kam filluar t’i vë në dyshim ato dhe lojën time me to.
Kur fillova t’i vija në dyshim fjalët, u ndala së shkruari.
Por e premtja nuk më bëri mirë, ashtu siç nuk më bëri mirë asnjë ditë e javës.
Të premten kuptova se nxënësit e vendit prej nga vija nuk ishin nxënës.
Etimologjia e fjalës “nxënës” na tregon se ajo vjen nga folja shqipe “nxë”, që do të thotë të mësosh ose të fitosh njohuri.
Sipas rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, PISA 2025, rreth 84% e nxënësve në Kosovë nuk e arritën nivelin bazë në lexim.
Nuk bëhet fjalë vetëm për të lexuar një fjali. Bëhet fjalë për ta kuptuar atë, për ta gjetur idenë kryesore, për të pyetur pse është thënë dhe për ta lidhur me jetën reale.
Rreth 60% e nxënësve vijonin shkolla, drejtuesit e të cilave raportuan se mungesa e librave, pajisjeve teknologjike, bibliotekave ose materialeve laboratorike e pengonte mësimdhënien. Ndërkohë, 54% e nxënësve thanë se kishin munguar të paktën një ditë të plotë në shkollë gjatë dy javëve para testimit.
Këto nuk janë më hamendësime.
Janë statistika.
Duket se kurrikula e Kosovës përmban shumë material, por nuk lë kohë të mjaftueshme për kuptim më të thellë.
Shumë libra në çantë, por mungon ideja e asaj që thuhet në ta.
Shumë libra në tavolina dhe rafte, të palexuar.
Të panjohur.
Broçkulla.
Njësoj si arsyetimet me të cilat sistemi arsimor i Kosovës vazhdon ta mbrojë dështimin e vet.
Atje ku A-ja, B-ja dhe C-ja nuk janë mjaftueshëm të rëndësishme për t’u ditur, por dikur ishin mjaftueshëm të rëndësishme që për to të derdheshin gjak e djersë.
Sot nuk lexohet. Sot nuk mendohet. E sot, veçanërisht, me fjalët nuk luhet.
Sepse duket se ata që e kuptojnë këtë lojë po shuhen.
Më vjen turp t’ia pranoj vetes këto statistika.
Më vjen turp ta di se mbi 84% e nxënësve në Kosovë nuk e kanë arritur nivelin bazë në lexim.
Janë quajtur nxënës, por sistemi nuk i ka mësuar të nxënë.
Jo sepse u mungon inteligjenca. Jo sepse lindën të paaftë për të menduar. Por sepse për vite të tëra u është kërkuar ta mbajnë librin në çantë, ta mësojnë mësimin përmendësh dhe ta kalojnë klasën, pa u pyetur nëse e kuptuan atë që lexuan.
Kështu, nxënësit bëhen ikës.
Ikin nga dija.
Jo gjithmonë me këmbë, por me mendje. Janë të ulur në bankat e shkollës, ndërsa nga të nxënit janë larguar prej kohësh.
Sepse kapërcehen A-ja, B-ja dhe C-ja.
E premtja nuk ishte ditë e mirë për mua, sepse predikimet e mia u bënë fakte.
Sepse ideja ime u bë statistikë.
Sepse Kosova vazhdon të ecë përpara duke kapërcyer A-në, B-në dhe C-në.
Dhe unë, prej tri dekadash, tek ato kam mbetur.
My Idea Became a Statistic
I haven’t been well since Friday.
Perhaps “well” isn’t even the right word.
(You see, dear nonexistent reader, what I did above? I questioned the words and, above all, my poor choice of them.)
Fear pricked at my being because, when doubt enters me, the truth pokes its head out, but never its entire body.
When I begin to doubt something, I become “Alice in Wonderland,” except that the things in my mind keep changing shape, and I no longer believe anything.
I have begun to question the words, but also my choice of them, yes.
I have begun to doubt that words mean what I thought they meant, let alone that they possess any real power. Apparently, this too is a kind of love with a psychological impediment, as I’ll call it. It seems I have idolized words as well and placed them on a pedestal, because I have known how to play with them. I have known how to use them, to put them where they belong, while I have ended up keeping the most important ones only to myself.
With blood on their lips, the most important words have remained “unspoken, unwritten.” And it is precisely here that I have begun to question them and my game with them.
When I began to question the words, I stopped writing.
But Friday was not good for me, just as no day of the week had been good for me.
On Friday, I realized that the students of the country I came from were not students.
The etymology of the Albanian word for “student,” nxënës, tells us that it comes from the Albanian verb nxë, meaning to learn or acquire knowledge.
According to the results of the Programme for International Student Assessment, PISA 2025, around 84% of students in Kosovo did not reach the basic level in reading.
This is not merely about reading a sentence. It is about understanding it, finding its main idea, asking why it was said, and connecting it to real life.
Around 60% of students attended schools whose leaders reported that a lack of books, technological equipment, libraries, or laboratory materials hindered teaching. Meanwhile, 54% of students said they had missed at least one full day of school during the two weeks before the assessment.
These are no longer assumptions.
They are statistics.
It seems that Kosovo’s curriculum contains too much material, but does not leave enough time for deeper understanding.
Too many books in schoolbags, but the idea behind what they say is missing.
Too many books on desks and shelves, unread.
Unknown.
Nonsense.
Just like the excuses with which Kosovo’s education system continues to defend its own failure.
In a place where A, B, and C are not important enough to be learned, though once they were important enough for blood and sweat to be shed over them.
Today, people do not read. Today, they do not think. And today, above all, words are not played with.
Because it seems that those who understand this game are fading away.
I am ashamed to admit these statistics to myself.
I am ashamed to know that more than 84% of students in Kosovo have not reached the basic level in reading.
They have been called students, but the system has not taught them to learn.
Not because they lack intelligence. Not because they were born incapable of thinking. But because, for years, they have been asked to carry the book in their schoolbag, memorize the lesson, and pass the grade without anyone asking whether they understood what they had read.
And so, students become escapees.
They flee from knowledge.
Not always on foot, but in their minds. They sit at school desks, while they left learning behind long ago.
Because A, B, and C are skipped.
Friday was not a good day for me because my sermons became facts.
Because my idea became a statistic.
Because Kosovo continues moving forward by skipping A, B, and C.
And I, for three decades, have remained there.
Lini një Përgjigje